Xavi Simons gjithnjë edhe më afër Chelseas

16:20 | 23 Korrik 2025
D.H

Futbollisti i talentuar holandez, Xavi Simons është gjithnjë e më afër transferimit tek kampioni i botës për klube, Chelsea.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Florian Plettenberg, londinezët dhe futbollisti janë shumë afër arritjes së një marrëveshje verbale mes tyre, shkruan Arbresh.info.

Termat personal nuk paraqesin problem për futbollistin pasi ai është i hapur për një kalim tek klubi i Marescas, duke i besuar planit të trajnerit italian.

Gjithashtu bisedimet mes klubeve janë duke shkuar mirë ku pritet të vazhdojnë edhe ditën e sotme.

Tashmë gjiganti gjerman, Leipzig është duke pritur një ofertë nga Chelsea. Aktualisht vlera e Simonsit në treg sipas faqes së specializuar të transferimeve, Transfermarkt është 70 milionë euro.

22-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor të vitit 2027./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale