Legjenda e Barcelonës, Xavi ka thënë se klubi nuk duhet të rinënshkruaj me Hector Bellerinin nga Arsenali.
22-vjeçari u largua nga klubi në Nou Camp në vitin 2011 kur ai ishte vetëm 16-vjeçar, transmeton portali arbresh.info. Mbrojtësi i krahut të djathtë që nga atëherë ka qenë pjesë e formacionit startues te skuadra në Emirates duke bërë 42 paraqitje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar.
Ai është lidhur vazhdimisht me rikthimin te Katatonia dhe madje në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth mundësisë për transferim.
Por Xavi, i cili është lojtari më i dekoruar i të gjitha kohërave, thekson që klubi duhet të mendoj dy herë para se të nënshkruaj me të futbollistin që u largua si një i ri nga Nou Camp.
“Nuk e kam parë duke luajtur aq, por më lejoni të them diçka – unë do ta kisha shumë të vështirë për të nënshkruar me një lojtar që ne [Barcelona] e ka pasur në klub”, ka thënë Xavi për gazetën spanjolle ‘Sport’./arbresh.info
Pezullohen aktivitetet për muajin shtator në stadiumin ̶...
PDK e nis sesion vjeshtor të Kuvendit me kritika për Qeverin...
Nis sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës
Presidenti i Dinamos e prezantoi Dajën në një mënyrë jo të z...
Ministria e Ekonomisë hapë thirrjen për subvencionim të paji...
Policia shkatërron rreth 1 mijë armë të llojeve të ndryshme