Xavi Hernandez ka folur për situatën aktuale të Barcelonës para përballjes ndaj Getafes, por mediat i kanë kushtuar theks të vecante fjalëve për ish-bashkëlojtarin e tij, Dani Alves.
Trajneri katalunas foli për disa çështje jashtë fushës, si ajo në lidhje me arrestimin e Dani Alves për dyshime rreth një sulmi seksual.
Ai deklaroi se ndihet i habitur dhe i tronditur me arrestimin e mbrojtësit brazilian.
“Është e vështirë të komentosh një situatë të tillë”, ka thënë fillimisht trajneri i Barcelonës, shkruan telegrafi.
“Jam i habitur dhe i tronditur, në gjendje shoku, drejtësia do të vendosë çfarëdo, ne nuk mund të hyjmë në të”.
“Ndihem shumë keq për të. Jam i shokuar”, përfundoi Xavi.
Ndryshe, Alves është arrestuar shkaku i një padie në lidhje me sulm seksual në mbrëmjen e 30 dhjetorit në qytetin e Barcelonës.
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...