Legjenda e Barcelonës, Xavi ka thënë se ish-trajneri i tij, Pep Guardiola është i lënduar për shkak se City janë shumë pikë larg Liverpoolit.
City sezonin e kaluar arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon ka 14 pikë me pak se “Reds”, transmeton portali arbresh.info.
Xavi ka thënë se tekniku spanjoll do të bëjë gjithçka për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Pep ka lindur si fitues. Është i lënduar sepse City janë shumë larg Liverpoolit në garën për titull dhe nuk do të dorëzohet”
“Mendoj se është një shans e madhe që Pep ti jap më shumë rëndësi Ligës së Kampionëve. Kanë dy ndeshje kundër Real Madrid dhe mundet ti lejojë lojtarët ti pushojë”
“Pep dëshiron të fitojë çdo trofe, mirëpo nëse do e pyesnim në fillim të sezonit të zgjidhte, jam i sigurt që do të kishte thënë Ligën e Kampionëve”
City në 1/16 e Ligës së Kampionëve do të përballet me gjigantin spanjoll Real Madrid./arbresh.info.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...