Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual

23:18 | 3 Mars 2026
D.H

Wolves ka arritur një fitore tjetër në Premier League duke e mposhtur kampionin aktual Liverpoolin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 29-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa të tre golat u realizuan në 15 minutëshin e fundit të ndeshjes, shkruan Arbresh.info.

Gomes realizoi i pari në minutën e 78-të për t’i dhënë epërsinë fillestare Wolvesit.

Por nuk vonoi shumë dhe vetëm pas pesë minutash, Salah barazoi rezultatin në 1-1.

Wolves ndëshkoi Liverpoolin në stilin e ‘The Reds’, në frymën e fundit kur Andre realizoi për 2-1.

Me këtë fitore, Wolves shkon në kuotën e 16 pikëve por mbetet në pozitën e fundit. Kurse Liverpooli është i pesti me 48 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme