Futbollisti portugez, Joao Cancelo, është pranë transferimit në Premierligë.
Joao Cancelo zhvilloi një super sezon në fanellën zikaltër në San Siro nën drejtimin e Luciano Spalletit në Serie A.
Cancelo ishte në formë huazimi tek Interi nga Valencia dhe deri më një qershor ka pasur mundësin që ta mbyllte transferimin e tij, por që nuk ia ka arritur, duke bërë që shumë klube tashmë të jenë në garë për shërbimet e tij.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” raporton se Cancelo është duke sqaruar detajet e fundit para transferimit në Wolverhampton për 40 milionë euro.
Agjenti i tij, Jorge Mendes, është duke e shtyer këtë transferim, pasi që edhe ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Wolverhampton, Nuno Espirito Santo.
Wolverhampton fitoi Championship duke u riktheyer në Premier League dhe pritet që të shpenzojnë shumë të mëdha parash në këtë afat kalimtar të veres. /arbresh.info/
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...