Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka konfirmuar tërthorazi se nuk është ftuar për të qenë pjesë e skuadrës prej 23 lojtarëve të ekipit kombëtar të Anglisë për Kupën e Botës 2018, pasi me shaka e ka pranuar një ofertë për pushime në Greqi nga një i huaj në Twitter.
26-vjeçari nuk është paraqitur për “Tre Luanët” që prej Kampionatit Evropian “Euro 2016”, por dukej se ishte në garë për një vend për të luajtur në Botërorin që do të mbahet muajin e ardhshëm në Rusi.
Megjithatë, një seri lëndimesh të lehta sezonin e fundit thuhet ta kenë bindur trajnerin Gareth Southgate për të kërkuar tjetër mesfushorin në vend të tij.
Wilshere ka sugjeruar se do të jetë i lirë në verë me përgjigjen e tij ndaj një personi që e ftoi për një udhëtim në Zante.
“Më tregoni më cilën datë dhe do të jem aty”, u përgjigj Wilshere.
?? let me know the dates and I'm in https://t.co/6PgPvhg77X
— Jack Wilshere (@JackWilshere) May 16, 2018
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës