Anësori i Chelseas, Willian është i përgatitur për të refuzuar interesimin e shfaqur nga Manchester United që t’i bashkohet Barcelonës dhe e gjithë kjo për shkak të Philippe Coutinhos.
Jose Mourinho dëshiron të ribashkohet me 29-vjeçarin te gjiganti në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info. Por, Willian duket se është ndikuar nga bashkëlojtari te kombëtarja e Brazilit në marrjen e vendimit.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘SPORT’, ish mesfushori i Liverpoolit ka diskutuar mundësinë që të luajnë së bashku muajin e kaluar gjatë pjesëmarrjes së tyre në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Willian është i gatshëm për transferim në Camp Nou ndërkohë që raporte të ndryshme sugjerojnë që Barcelona tashmë ka shtruar tri oferta te Chelsea.
Gjiganti katalunas besohet të ketë ofruar më shumë se 55 milionë funta./arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...