Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen kamerat nga Kuvendi, që të luaj “karate” me fatin e Republikës

09:48 | 28 Prill 2026
R J

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi duke ironizuar ka kërkuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Naim Bardiqi që sot të inicojë rast në Kushtetuese me kërkesë që të largohen të gjitha kamerat nga Kuvendi dhe ky i fundit të ketë mundësi të luaj “karate” me fatin e Republikës.

Kjo kërkesë e Miftarajt është bërë pasi mbrëmë u publikua një fotografi të deputetit Bardiqi, i cili shihet duke shkruar me dikënd në seancën e zgjedhjes së presidentit e në mesazhin e tij thuhet “po e zgjedhim ‘karate’, pastaj të shohim çka thotë Kushtetuesja”.

Postimi i tij i plotë:

Deputet Bardiqi kurgju puna jote nese sot nuk inicon rast ne Gjykate Kushtetuese me kerkese qe te largohen krejte kamerat nga Kuvendi i Kosoves ne menyre qe ti me pas mundesi me lu karate me fatin e Republikes dhe ne te njejten kohe me tu ru pavaresia.

P.S. Kjo keshilla ime per Brus Lee deputetin me iu drejtu Gjykates Kushteteuse eshte pjese e lojes karate me te.

Shpërndaje në rrjete sociale