Mesfushori brazilian, Willian, përsëri ka ngritur dyshime rreth të ardhmës së tij, duke deklaruar se Jose Mourinho, është trajneri më i mirë që ka punuar.
Kësisoj, anësori i Chelseat bëri të ditur se do të transferohej me shumë qejf te Manchester United.
“Mourinho është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, bashkë kemi një marrëdhënie të mirë, jemi miq. Ndonjëherë edhe bisedojmë, shkëmbejmë mesazhe”, deklaroi Willian.
“ Është një trajner i madh dhe realisht më pëlqen të punoj me të. Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të punoj sërish me të”.
“Unë nuk e di nëse Manchester do të bëjë ndonjë ofertë, por diçka kam dëgjuar. Unë di vetëm që Mourinho ka biseduar me agjentin tim dhe i ka kërkuar që unë të luaj me United”, shtoi ai. /arbresh.info/
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj