Ylli i Chelseat, Willian dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, por “Blutë” nuk lejojnë largimin e tij për një tarifë të lirë.
Sulmuesi, i cili mbush 30 vite muajin e ardhshëm, është i gatshëm për të shfrytëzuar mundësinë e fundit për kalim te ndonjë klub i madh, transmeton portali arbresh.info.
Por, Chelsea do të kërkoj 80 milionë euro (93 milionë dollarë) për yllin brazilian, gjë që besohet se do të bëjë gjigantin katalunas të kthej vëmendjen tek shënjestrat tjera.
Willian ka kontratë të vlefshme te klubi në Stamford Bridge deri në vitin 2020.
Gjatë sezonit të kaluar në Premierë Ligë, Willian ka shënuar gjashtë gola brenda gjithsej 36 paraqitjeve./arbresh.info/
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?