Manchester City është mposhtur në udhëtim te skuadra e kategorisë së tretë, Wigan Athletic, me rezultat minimal 1-0 duke u eleminuar nga gara e parë, FA Cup.
Gjasat e Cityt për të mbyllur sezonin me katër trofe janë zero pas këtij takimi.
Skuadra e Guardiolës dominoi totalisht edhe pse ishte me një lojtarë më pak, pasi Fabian Delph u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.
City kishte posedimin e topit 82 %, ndërsa Wigan vetëm 18 %.
Në pjesën e dytë City natyrisht se doninoi, megjithatë, Wigani kishte fjalën e fundit në takim.
Vendasit shënuan me anë të një kundërsulmi të shpejtë, të cilin sulmuesi, Will Grigg, e konkretezoi me gol në minutën e 79 për rezultatin 1 me 0.
Deri në fund të takimit City tentoi që të barazonte për të siguruar nëj barazim në këtë takim dhe një ndeshje kthyese, por City nuk ja doli që ta bënte këtë.
City kështu eleminohet nga FA Cup, kurse Wigani avansohet në çerekfinale. /arbresh.info/
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media