Wesley Sneijder po kërkohet nga disa skuadra, por ai pëlqen rikthimin në Serie A.
Siç njofton Sky Sport Italia, holandezi ka vendosur t’i japë fund qëndrimit të tij në Turqi te skuadra e Galatasarayit dhe shumë shpejt do ta prish kontratën me klubin nga Stambolli.
Prioritet i Sneijder është rikthimi në Serie A ku ai pëlqehet nga klube si Sampdoria, Fiorentina dhe Atalanta.
Madje ish-futbollisti i Interit, ka pasur negociata me Sampdorian por deri më tani nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me klubin nga Gjenova.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?