Wesley Sneijder është një futbollistë i lirë pasi kontrata me skuadrën turke Galatasaray i ka skaduar.
U përfol shumë për të ardhmen e tij dhe më në fund ‘tulipani’ ka vendosur.
Sipas medieve turke, Sneijder ka arritur marrëveshje me gjigantin turk Galatasaray për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.
Milan dhe Sampdoria ishin dy skuadrat italiane që dëshironin me çdo kusht transferimin e holandezit.
Mirëpo Sneijder duket se është i kënaqur në Turqi dhe ka vazhduar kontratën me ‘luanët’.
33-vjeçari iu bashkua Galatasarayt në vitin 2013 nga Interi për një shumë rreth nëntë milionë euro.
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C