Arsene Wenger është ankuar për atë që e ka quajtur taktikë për të humbur kohë nga Southampton, pasi Arsenal shënoi në fund të ndeshjes duke siguruar barazimin 1-1 në “St.Mary”.
Vendasit shënuan të parët pas shtatë minutash lojë, me anë të Charlie Austin dhe Arsenal nuk mundi të çajë mbrojtjen e “shenjtorëve”, derisa gjeti golin e barazimit, dy minuta para fundit me anë të Olivier Giroud.
“A jam i lumtur me rezultatin? Jo, sepse donim të fitonim, por kur nuk mund të fitosh, të paktën nuk humbasim. Në pjesën e dytë luajtëm në gjysmëfushën e tyre, por vonesat e lojës u bënë një problem i madh”, tha Wenger, përcjellë Telesport.
Gjyqtarët ende nuk kanë gjetur një zgjidhje për këto problem. Ka taktika të mirëfillta për të vonuar lojën dhe kjo penalizon gjithmonë skuadrën që është në kërkim të fitores. Këto taktika janë turpi i Anglisë.”
“Përgjigja është autoriteti i gjyqtarit. Mbi të gjitha unë mendon se është në kokën e futbollistë të respektojnë lojën dhe më pas mund të ndërhyjnë gjyqtarët nëse ata i bëjnë keq bukurisë së këtij sporti,”. Arsenal renditet në vendin e pestë, një pikë larg nga Liverpool i vendit të katërt”, përfundoi trajneri franez. /Telesport/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C