Kreu i futbollit kosovar, Fadil Vokrri i ka bërë thirrje krerëve të Hajvalisë të ndjekin rregullat për ankesa dhe të mos bëjnë kërcënime që s’i duhen futbollit.
Vokrri, ka reaguar pas kërcënimeve të Hajvalisë se do të lë garat në elitën e futbollit kosovar, pas humbjes që pësoi nga Besa.
Ai ka thënë se futbolli mund të ecë përpara edhe pa Hajvalinë, teksa thotë se gjyqtarët do të ndëshohen nëse kanë bërë ndonjë gabim të paqëllimshëm.
“Futbolli mund të luhet edhe pa gjithëkënd. Të gjithë e dimë se ekzistojnë komisionet përkatëse për këto gjëra të cilat gjithmonë kanë bërë një punë të mirë”, është shprehur Vokrri
“Nëse gjyqtarët kanë bërë ndonjë gabim të paqëllumshëm, atëherë janë vlerësimet për ta sikurse kanë qenë edhe më herët. Unë jam i bindur se aty nuk ka pasur dicka të qëllimshme”, shtoi tutje kreu i FFK-së.
Vokrri ka komentuar edhe kritikat e Ismet Munishit, i cili deklaroi se në FFK ka dallavere.
“Sa i përket Ismet Munishit, ai e di më së miri se nuk ka aty dallavere. Të gjithë në federatën janë të lidhur me klube, pasi kanë të kaluar me klube. Këtë e dinë të gjithë”, u shpreh Vokrri.
“Por njerëzit po ndryshojnë javë pas jave, varësisht nga rezultatet”, shtoi tutje kreu i futbollit kosovar.
Ndryshe, Besa mposhti 3:1 Hajvalinë sot në Kishnicë./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...