Vllaznia e Shkodrës e ka fituar një trofe sivjet, pasi që dështoi për ta fituar titullin e kampionit. Shkodranët mundën në finale Skënderbeun e Korçës me rezultat 0-1
Pas një sezoni të mirë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, Vllaznia ka fituar titullin e kampionit në Kupën e Shqipërisë, duke e mposhtur Skënderbeun e Korçës me rezultat minimal 0-1. Vllaznia e dominoi pjesën e parë të këtij takimi, derisa vazhdimisht sulmonte në drejtim të portës së korçarëve.
Pas shumë tentimeve të nënkampionit të Shqipërisë, Vllaznia do të shënonte gol në minutën e 39-të të ndeshjes. Goli erdhi nga Da Silva i cili shënoi pas një devijimi që bëri t’ia humb paksa topin portierit Rexhepi.
Me këtë rezultat të ngushtë përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu sulmonte vazhdimisht, sidomos në pjesën e parë por Vllaznia ishin shumë më të rrezikshëm me anë të kundërsulmeve të tyre. Në pjesën e fundit Da Silva kishte mundësi për të dyfishuar epërsinë, por nuk arriti që të godiste topin si duhet.
Skënderbeut do t’i vështirësoheshin punët pasi që në minutën e 86-të Vangjel Zguro ndëshkohet me karton të kuq. Kjo është hera e shtatë që Vllaznia e Shkodrës e fiton Kupën e Shqipërisë, kurse për herë të fundit e kishte fituar atë në sezonin 2007/2008.
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...