Kosova dhe Republika e Çekisë do të përballen pasditen e sotme (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja jonë luan në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 kundër Çekisë, e cila ka vetëm një pikë më shumë se “Dardanët”, shkruan portali arbresh.info.
Nëse bazohemi në uebfaqen Transfermarkt, e cila tregon vlerën e kombëtareve, atëherë dallimet mes skuadrës nën udhëheqjen e Bernard Chalandes dhe mysafirëve janë dukshëm të mëdha.
Kosova vlen në treg 41.58 milionë euro, ndërsa skuadra e kombëtares së Çekisë vlen 122.45 milionë euro.
Kjo i bie se rivalët e sotëm janë thuajse tri herë (2.9) më të vlefshëm se kombëtarja jonë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë fillon në ora 15:00 dhe portali Arbresh.info do t’iu njoftojë në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë takim./arbresh.info/
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...