Sergio Busquets është futbollisti i parë që ka reaguar për largimin e Messit, pas 24 orëve të konfirmimit të largimit të tij.
Tani kapiteni i parë i Barcelonës pas largimit të Messit, Busquets në profilin e tij në Instagram ka shkruar një mesazh të gjatë për Messin.
“Ende duke u përpjekur për të kuptuar gjithçka dhe duke e ditur sa e vështirë do të jetë, mund t’ju falënderoj për atë që keni bërë për klubin dhe për ata që ju kanë shoqëruar në këto vite dhe konkretisht ndaj meje. Ju keni ardhur si fëmijë dhe jeni lojtari më i mirë në histori, pasi e keni bërë këtë klub të rritet në lartësinë që meriton dhe duke bërë histori individualisht dhe kolektivisht. Mund të them se kam luajtur dhe kam ndarë shumë momente me ju, shumica prej tyre shumë të mira dhe kam qenë me fat që jam rritur dhe kam shijuar 13 sezone me ju. Përtej gjithë kësaj unë mbetem me personin dhe miqësinë që kemi bërë, do të më mungosh shumë. Unë vetëm mund t’ju uroj juve dhe familjes suaj më të mirat sepse e meritoni, do të na mungoni” – shkroi Busquets në Instagram.

Paraprakisht, u raportua se Busquets kishte vizituar sot Messin në shtëpinë e tij për ta kuptuar situatën në të cilën po kalon. /Gazeta Express/
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...