Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas shitjes së biletave te ndeshjes Kosovë- Zvicër në tregun e zi me çmime marramendëse ku një biletë shkon deri në 450 euro.
FFK me anë të një njoftimi ka njoftuar të gjithë se biletat janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohet te një person tjetër, shkruan arbresh.info.
” Në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara. Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje”- thuhet në njoftimin e FFK-së.
Lexo edhe:
Dalin në tregun e zi biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër, çmime marramendëse për vetëm një biletë
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës është duke u cilësuar si “ndeshje vëllazërore”, ndërsa interesimi i tifozëve për të qenë prezent në stadium është i jashtëzakonshëm. /arbresh.info/
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...