Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për ndeshjen ndërmjet Zrinjski dhe Virtus, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Në këtë sfidë evropiane, e cila do të zhvillohet në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci.
Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Valon Bajgora, ndërsa për sistemin VAR është deleguar Dardan Çaka, me Alban Shalën si AVAR.
Përfshirja e pesë gjyqtarëve nga Kosova në këtë ndeshje tregon vazhdimësinë e besimit të UEFA-s në cilësinë e arbitrimit kosovar.
Ndeshja Zrinjski – Virtus do të luhet të martën, më 15 korrik, duke filluar nga ora 21:00 në stadiumin e HRS Zrinjski.
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...
Begaj ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme, fokus te siguria ...