Talenti Vinicius Junior ka gjetur portën në formë sensacionale në ndeshjen ndaj Osasunas.
Anësori brazilian ka dërguar në epërsi skuadrën e Real Madridit në ndeshjen si nikoqir mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Osasunas, shkruan portali arbresh.info.
Në një aksion të nisur papritur, 19-vjeçari pranoi topin nga mesfushori Toni Kroos dhe e dërgoi atë në rrjetën e skuadrës mysafire me një super goditje nga distanca.
Vinicus finalizoi gjithçka në formë perfekte jashtë zonës së rreptësisë duke shënuar për 1 me 0 derisa po zhvillohej minuta e 36′ e ndeshjes në Bernabeu.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga./arbresh.info/
(Shikoni duke klikuar këtu supergolin nga Vinicius)
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve