Real Madridi duket se ka në duar të tyre një mjeshtër dhe kjo është vërtetuar nga Vinicius Jr gjatë fitores së tyre kundër Gironas në Kupë të Mbretit mbrëmjen e kaluar (e enjte).
18-vjeçari nuk është duke humbur kohë duke shkëlqyer në Bernabeu dhe tashmë ka krijuar 10 asistime dhe ka realizuar dy gola brenda 19 paraqitjeve te skuadra e parë deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte i zënë duke krijuar asistime edhe gjatë fitores 3 me 1 kundër Gironas me anë të së cilës gjiganti spanjoll siguroi vazhdimin tutje në gjysmëfinale, por para gjithë kësaj talenti prodhoi një moment magjik me anë të aftësive të tij.
Derisa dy mbrojtës ishin pas tij, ylli brazilian arriti në një mënyrë të largohet nga presioni i tyre duke iu shfaqur tifozëve se posedon atë që duhet te Real Madridi.
Ajo që është më e rëndësishmja është fakti se po shënon gola dhe është duke krijuar asistime të shumta dhe jo vetëm se është duke shfaqur aftësitë e tij me topin./arbresh.info/
https://twitter.com/Liability_Perry/status/1091086090218409984
(Shikoni duke klikuar këtu këtë moment)
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...