Real Madridi e mposhti Barcelonën në ‘El Clasicon’ e parë të këtij sezoni me rezultat 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’.
Fitores së Realit ia la një shije të hidhur zëvendësimi i Vinicius Juniorit nga trajneri Xabi Alonso, shkruan Arbresh.info.
Braziliani u revoltua shumë kur e kuptoi se do të zëvendësohet dhe me bërtitma u largua nga fusha, duke shkuar direkt në zhveshtore. Mirëpo pas disa minutave u rikthye në pankinë.
Pas gjithë kësaj tollovie, Vini sot ka reaguar nëpërmjet një postimi në platformën X, ku ka kërkuar falje për veprimin e tij.
Në shkrimin e tij thuhet se ai ka kërkuar falje edhe në stërvitjen e sotme të Realit.
Deklarata e plotë e Viniciusit:
Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Madridit për reagimin tim kur u zëvendësova në El Clasico.
Siç e kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes së sotme, dua t’u kërkoj falje përsëri shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.
Ndonjëherë pasioni më mposht; gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Natyra ime konkurruese buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson.
Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...