Vendimi i Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Real Madridi për Juventusit duhet të vlerësohet më shumë, sipas trajneri të Marseille Andre Villas-Boas, i cili pretendon se portugezi duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, synon ta fitojë Topin e Artë për herën e gashtë në Paris të hënën, përderisa ylli i Liverpoolit, Virgil Van Dijku, është favoriti tjetër për ta fituar këtë çmim, transmeton Gazeta Express.
Van Dijku e kishte shijuar një sezon 2018/19 të mrekullueshëm me Liverpoolin, duke i ndihmuar atij ta fitojë Kupën Evropiane për herë të gjashtë në histori, përderisa edhe përfunduan si nënkampion në Premierligë, duke mbetur vetëm një pikë prapa Manchester Cityt.
Ndërkohë, Messi e luajti një rol kyç në suksesin e Barcelonës për ta mbrojtur titullin e kampionit të La Ligës, megjithatë katalonasit i pësuan dy tronditje në fund të sezonit – duke humbur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit dhe në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias.
Ronaldo është gjithashtu pesë-herë fitues i Topit të Artë, mirëpo ai nuk ka qenë aq mbresëlënës me Juventusit sa kishte qenë në vitet paraprake me Real Madridin. Megjithatë, portugezi Villas-Boas i cilësoi Ronaldon edhe Messin si jashtëtokësorë.
“Është e vështirë… unë jam portugez, kështu që normalisht që e mbështeti Ronaldon më shumë. Cristiano rrezikoi duke u larguar nga ekipi më i mirë në botë, me më së shumti tituj në botë. Ky lloj rreziku duhet të vlerësohet. Të luash në Itali dhe të shënosh gola është e vështirë”, ka thënë Villas-Boas.
“Messi është ende në klubin e tij, Barcelona, që është një klub i madh. Ai arrin ta bëjë dallimin atje. Por, unë jam më shumë për Cristianon sepse jam portugez. Të dy jashtë të jashtëzakonshëm, është e vështirë të zgjedh”.
“Topi i Artë është bërë garë ndërmjet atyre dyve. Është absolutisht e mrekullueshme që i kemi të dy në të njëjtën gjeneratë dhe mund t’i shikojmë të luajnë. Ata janë jashtëtokësorë”.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...