Villareal muajin e kaluar ka refuzuar ofertën e Liverpoolit për sulmuesin, Samuel Chukwueze.
Sipas France Football, “Reds” kishin interesim të madh për 20-vjeçarin, i cili do ta përforconte sulmin e kampionit të Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Chukwueze është duke kaluar kohë të mirë të gjiganti spanjoll që prej nëntorit të vitit 2018 kur debutoi në ndeshjen e parë.
Nigeriani ka bërë 22 paraqitje këtë sezon në La Liga dhe cilësohet si një ndër yjet e ardhshëm.

Liverpool kishte ofruar 35 milionë euro, por oferta shumë shpejt u refuzua nga Villareal.
Chukwueze në tetor nënshkroi kontratë trevjeçare me Villareal, klauzola e të cilit u rrit në 100 milionë euro ndërsa në vitin e fundit të kontratës do të ulët në 80 milionë euro.
Sipas The Telegraph, interesim ka shfaqur interesim edhe rivali i Liverpool, Chelsea./arbresh.info.
ShBA dhe Izraeli zhvilluan muaj të tërë “planifikimesh të ng...
Trump për Iranin: Do ta shkatërrojmë industrinë e tyre të ra...
Irani sulmon me raketa balistike Emiratet e Bashkuara Arabe,...
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran