Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ka këmbëngulur se qëllimi i tij asnjëherë nuk ka qenë ta puthë stemën e ish-klubit të vet, Juventus, por ish-bashkëlojtarin e vet Giorgio Chiellini, duke thënë se ka respekt të madh për tifozët zikaltër.
Mesfushori kilian i zemëroi tifozët e Interit dhe u akuzua se e puthi stemën e Juventusit pak çaste para fillimit të derbit të Serie A në San Siro të dielën, transmeton Gazeta Express.
Vidal i kaloi katër vjet në Torino para se t’i bashkohej gjigantit gjerman Bayern Munich, Barcelonës dhe përfundimisht Interit.
33-vjeçari shënoi njërin prej dy golave të fitores së Interit kundër Juventusit dhe shpjegoi se çfarë ndodhi në të vërtetë para takimit.
“Kurrë nuk kam dashur ta puth stemën e një ekipi tjetër. Ajo puthje ishte shenjë dashurie për një vëlla i cili më dha futboll, me të cilin përjetova vite të mrekullueshme dhe ne e duam njëri-tjetrin”, shkroi Vidal në Instagram.
“Unë e respektoj ekipin tim, tifozët e mi dhe njerëzit të cilët më besuan për ta mbrojtur dhe zhvilluar historinë e këtij klubi të mahnitshëm. Do ta jap shpirtin për këtë. Forca Inter!”
View this post on Instagram
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qer...
Rikthehet qarkullimi me një kah në rrugën “Ilaz Kodra” në Pr...
Aksidenti tragjik, pezullohen nga detyra krerët e Policisë s...
Irani paralajmëron se ‘çdo ushtri e huaj do të sulmohe...
Edhe 3 ditë afat për partitë që të konfirmojnë pjesëmarrjen ...
254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Feriza...