Barcelona është në dilemë në lidhje me të ardhmen e Vitor Roque nëse do ta mbajë apo do ta lejoj largimin e tij në afatin kalimtar veror.
Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigantit katlaunas në afatin kalimtar të dimrit për 40 milionë euro, por nuk është se ka bindur deri më tani.
19-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje mes kampionatit dhe Copa del Rey duke shënuar vetëm dy gola në total në 310 minuta lojë.
Megjithatë Barcelona nuk po e mendon shitjen e tij, por vetëm duan ta huazojnë në mënyrë që Roque të bëj përvojë më të madhe dhe për tu rikthyer në Camp Nou në sezonin 2025/26.
Katalunasit duan ta lënë brazilianin në La Liga, pasi ai do të adaptohej më shumë me futbollin spanjoll.
Tre skuadra tanimë janë në garë për t’i fituar shërbimet e Vitor Roques për një huazim një vjeçar.
Mundo Deportivo ka raportuar se Valencia, Real Sociedad dhe Sevilla janë tre skuadrat që po luftojnë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian./telegrafi
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...