Jose Mourinho ka hedhur poshtë pretendimet se lojtarët e Manchester United nuk janë pas tij, duke thënë se vetëm lojtarët e ‘pandershëm’ nuk luajnë mirë për trajnerët që nuk u pëlqejnë.
Presioni për Jose Mourinhon sa shkon e rritet në Premierligë, sidomos pas barazimit të radhës në udhëtim te Southampton, ku tani renditet në vendin e tetë në tabelë.
Sot (e mërkurë), Manchester United janë mysafir të Arsenalit që mban vendin e katërt, dhe një humbje në ‘Emirates Stadium’ bën që ‘Djajtë e Kuq’ të mbesin 11 pikë larg skuadrës së Unay Emery.
“Nëse ju mendoni se një lojtar luan, sipas fjalëve të juaja, kur mbështet trajnerin, pse duhet t’i thërras këta lojtar për ndeshje, është e pandershme”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.
“Në futboll lojtari paguhet, paguhet shumë mirë, për t’u bërë profesionist”.
“Ai duhet të stërvitet çdo ditë në maksimum, të luaj në maksimumin e tij, për të vepruar në mënyrë shoqërore sipas natyrës së tij të punës, për të respektuar miliona tifozë anembanë botës dhe për të respektuar hierarkitë në klub”.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira