Kampionati Evropian Euro 2024 është duke afruar dhe Përfaqësuesja e Anglisë është një nga favoritët e mëdhenj për ta fituar trofeun.
Kjo falë edhe formës fantastike të futbollistëve anglez si Jude Bellingham, Cole Palmer, Bukayo Saka, Harry Kane, Declan Rice apo Phil Foden.
Legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand i ka dhënë një këshillë shumë të vlefshme trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate.
Ish-mbrojtësi ka këshilluar Southgate që të luaj me një mesfushë me Rice, Bellingham e Foden dhe këta dy të fundit t’i lë të lirë të luajnë në fushë.
“Do të vendosja Rice në mesfushë në rolin e shkatërruesit dhe përpara dyshen Foden-Bellingham. Do t’i lija të lirë ata, thjesht do u thoja të luanin siç ata dinë dhe të fitojnë ndeshjet dhe në fund Evropianin”.
Ish-qendërmbrojtësi i Man Utd beson se nëse dyshja në fjalë do të kenë lirinë në fushë do t’ia fitojnë Anglisë Kupën e Euro 2024.
“Nëse do të kenë lirinë e duhur në fushë, atëherë ata të dy na japin Evropianin”, tha Ferdinand. /Telegrafi/
Aksion antidrogë në Ferizaj, arrestohen dy persona
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”| Rama flet për Trump...
Policia në Ferizaj shton kontrollet në trafik, shqiptohen 19...
Dy raste me mjete të dyshuara shpërthyese në Gjakovë, njëra ...
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...