Në Rahovec, gjatë vazhdimit të punimeve në një lokacion të caktuar, njësitë kompetente policore në bashkëpunim me institucionet përkatëse kanë hasur në mbetje eshtërore, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, mbetjet e gjetura dyshohet se i përkasin së paku një personi që figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999).
“Rahovec / 25.03.2026 – NN. Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?