Vinicius Junior është një nga lojtarët kryesorë të Brazilit në këtë Kupë Bote. Pritshmëritë për yllin e Real Madrid janë të larta dhe deri më tani ai ia ka dalë t’i përmbushë ato më së miri. Vinicius duket i lumtur në fushë megjithatë ka një aspekt për të cilin anësori nuk është i kënaqur. Bëhet fjalë për marrëveshjen e tij me markën e famshme Nike.
Shumë nga yjet e Botërorit i kemi parë të veshin këpucët e reja, por e kundërta ndodh me Vinicius që ende përdor atletet e sezonit të kaluar. Një fakt, që e ka mërzitur talentin brazilian me këtë të fundit që i ka kërkuar zyrtarisht avokatëve të tij të nisin negociatat për të ndërprerë marrëveshjen me Nike.
Dëshira e Vinicius nuk do të jetë e lehtë për t’u përmbushur duke qenë se me Nike ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe për më tepër të firmosur vetëm para startit të Botërorit./SS/
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...