Max Verstappen nuk është i kënaqur as me makinën e sigurisë.
Piloti i Red Bull, Max Verstappen, kampion në fuqi ka bërë thirrje ndaj F1 që të bëjnë përmirësime në makinën e sigurisë.
Makina e Aston Martin që futet për siguri në pistë, është shumë e ngadalshme. Verstappen e sheh si një ‘breshkë’ dhe thotë se ajo duhet të bëhet më e shpejtë.
“Ka pak kontroll dhe po ashtu makina e sigurisë ishte duke vozitur shumë ngadalë, ishte si një breshkë”, ka thënë Verstappen.
“E pabesueshme. Të vozisnim atje me 140 km/h kur nuk kishte makinë të dëmtuar… nuk e kuptoj pse duhet të vozisim me atë shpejtësi të vogël. Duhet të ketë një hetim”, ka shtuar holandezi.
“Makina e Aston Martin ishte shumë e ngadalshme. Duhet përmirësuar sepse gomat tona ftoheshin. Është e kotë mënyra se si vozisim pas makinës së sigurisë”, tha mes tjerash kampioni në fuqi.
Verstappen nuk ka parë një fillim sezoni aspak të mirë, përkundër se fitoi garën e dytë të 2022. Charles Leclerc është piloti që po prinë kampionin, me Ferrarin e tij. /Lajmi.net/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...