Në verën e vitit 2018 mund të ndodh transferimi i dekadës së fundit në futbollin botëror.
Çdo ditë e më shumë Real Madrid po lidhet me transferimin e superyllit brazilian të Paris Saint-Germain, Neymar Jnr.
Neymar gjatë verës së kaluar u transferua në gjigantin francez nga Barcelona, për shumën e 220 milionë eurove, duke shokuar tifozët e gjigantit katalan.
Ish ylli i Santos, edhe në këtë vit nuk arriti ta fitonte ‘Topin e Artë’, duke përfunduar në pozitën e tretë, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi.

Ai e dëshiron me çdo kusht fitimin e ‘Topit të Artë’ dhe këtë gjë i ka premtuar presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
“Të jesh në Madrid, do ta bënte më të lehtë fitimin e ‘Topit të Artë”, tha Perez për radion spanjolle, transmeton arbresh.info.
“Madridi është një klub që ia ofron të gjitha një futbollisiti të klasit botëror. Të gjithë e dinë se unë dëshiroja ta transferoja atë”, përfundoi Perez.
Sipas “Don Balon” Neymar do të qëndrojë edhe për 18 muaj në Parc des Princes dhe më pas do të bëhët anëtar i ‘merengues’.
Besohet se në marrëveshje do të përfshihet edhe futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo.
Neymar deri më tani për PSG është paraqitur në 18 ndeshje duke shënuar 15 gola. /arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...