Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme 0:1 si mysafir ndaj Benfica, në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve.
Pas një pjese të parë të balancuar, ku të dyja skuadrat krijuan raste të mira, Real Madridi arriti të kalojë në avantazh në minutën e 50-të. Vinicius Junior realizoi një supërgol për t’i dhënë epërsinë madrilenëve.
Dy minuta më vonë, Francois Letexier u detyrua ta ndërpresë përkohësisht takimin për shkak të thirrjeve raciste nga tribuna.
Pas një pauze të shkurtër, loja vazhdoi normalisht, por incidenti la një njollë të rëndë mbi këtë përballje.
Skuadra madrilene kishte disa mundësi të tjera për të dyfishuar epërsinë, me tentativa nga Kylian Mbappe dhe Vinicius, por portieri vendas reagoi mirë dhe mbajti ekipin e tij në lojë deri në fund.
Fundit i ndeshjes ishte shumë i tensionuar. Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë për sjellje josportive dhe më pas me karton të kuq, edhe pse ndodhej në stol. Po ashtu, pati disa kartonë të verdhë për lojtarët e të dyja skuadrave, përfshirë Mbappen dhe Georgiy Sudakov.
Ndeshja e ardhshme luhet në ‘Santiago Bernabue’ ku edhe vendoset se cila skuadër kualifikohet tutje./Arbresh.info
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...