Gjatë historisë së futbollit janë parë shumë vëllezër që kanë luajtur për të njëjtën Kombëtare, por që dy vëllezër të luajnë në një Kampionat Europian dhe të jenë në Kombëtare të ndryshme kjo do të ndodhë vetëm në “France 2016”, raporton PortaliAlbeu.
Dhe sërish protagonistë janë shqiptarët.
Po flasim për dy vëllezërit Xhaka, Taulanti që luan për Shqipërinë dhe Graniti që luan për Zvicrën.
Të dy Kombëtaret janë kualifikuar për në Europian dhe tashmë pritet shorti i 12 dhjetorit për të mësuar nëse dy vëllezërit do të jenë në grup apo jo, raporton Portali Albeu.
Gjithësesi, kjo gjë pritet të hyjë në historinë e futbollit si një rast unikal, i padëgjuar dhe parë më herët.
Vetëm Taulant Xhaka u shpreh dje në emisionin “Opinion” se, ëndërron një përballje Shqipëri-Zvicër në “France 2016”, transmeton albeu.com.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin