Vëllaznimi gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, kroatin Vladimir Krstic.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra gjakovare përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Teksa më parë ai ka drejtuar klubin e Furnirit, gjithashtu në elitën kroate, si dhe ka qenë pesë vite asistent i Kombëtares së Kroacisë në basketboll duke marrë pjesë në ngjarjet e mëdha të basketbollit si dhe duke udhëhequr top lojtarë kroat, përfshirë edhe ata që janë në NBA.
51-vjeçari pritet të drejtojë Vëllaznimin në fazën më të rëndësishme të garave, duke ditur se në shkurt luhet Final 8 Kupa e Kosovës dhe pastaj vie faza më e nxehtë e basketbollit play-offi./Arbresh.info/
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...