Vëllaznimi ka filluar të konsolidojë skuadrën për edicionin e ri 2025/26 në basketboll ku pritet të jetë edhe më i zjarrtë se sezoni i fundit.
Gjakovarët kanë arritur marrëveshje edhe për një sezon me kapitenin Atik Koshi, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqezi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Marrëveshja me Atikun s’ka qenë fare problem, duke marrë parasysh lidhjen e ngushtë të lojtarit dhe paraqitjet e mira me ekipin nga vendlindja, andaj me kënaqësi ju njoftojmë se mbetemi bashkë për një tjetër sezon”, shkruhet në njoftim.
Përveç Koshit, gjatë ditëve në vazhdim Vëllaznimi pritet të zyrtarizojë edhe basketbollistët të tjerë, ku është raportuar se kanë arritur marrëveshje me Samir Zekiqin dhe një amerikan, Jacob Young./Arbresh.info
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...