Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Yor Anei.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social të klubit në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 208 cm.
Lojtari vjen te Vëllaznimi pas përvojave të ndryshme në SHBA, fillimisht në kolegjet nga NCAA1: Oklahoma State Cowboys, SMU Mustangs dhe DePaul Blue Demons.
Pas përvojës kolegjiale, Anei filloi karrierën profesionale dhe ka luajtur për ekipe në NBA G League si: Motor City Cruise, Raptors 905, Westchester Knicks,Wisconsin Herd, Indiana Mad Ants dhe së fundmi u paraqit me Windy City Bulls.
Ky ishte përforcimi i dytë i huaj gjatë këtyre ditëve pas Leo Colimerio.
Gjakovarët e kanë nisur keq duke u mposhtur bindshëm në sfidën hapëse të kampionatit nga Bashkimi./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...