Pasi arritën marrëveshjen me trajnerin Branimir Pavic, skuadra e Vëllaznimit kanë filluar të konsolidojnë skuadrën për sezonin e ri.
Gjakovarët kanë zyrtarizuar lojtarin e parë për këtë sezoni i cili është Trey Anderson, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga skuadra kuqezi.
Ai luan në pozitën 4 apo alo-qendër dhe është i gjatë 2.01cm.
Anderson ishte kapiten i ekipit të San Jose State dhe kishte një mesatare prej 11 pikëve, 4.2 kërcimesh dhe 1.8 asistimesh për ndeshje.
Ky njëherit është edhe lojtari i parë i huaj tek skuadra gjakovare për sezonin e ri./Arbresh.info/
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...