Në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll, KB Vëllaznimi arriti një fitore të fortë si mysafir ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar me 74-69.
Megjithatë, avantazhi i marrë nga Prishtina në ndeshjen e parë bëri që Vëllaznimi të mos mund të kualifikohej më tej.
Prishtinasit fituan ndeshjen e parë 68-82, gjë që bëri t’ua sigurojë një vend në top katërshe të Kupës.
Ndeshjen e sotme kryeqytetasit e nisen mirë deri në çerekun e tretë ku e mbyllën 54-46. Mirëpo gjakovarët u kthyen fuqishëm në periudhën e katërt, dhe në fund fituan pesë pikë dallim por e pamjaftueshme.
Hellems ishte më i dalluari tek Vëllaznimi me 25 pikë, derisa tek kryeqytetasit Kramer me 14 sosh.
Në gjysmëfinale Prishtina do të përballet me Bashkimin që e eliminoi Pejën./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...