Krahas shumë përforcimeve te Vëllaznimi ka filluar edhe operacioni ‘fshesa’. Futbollisti i parë i larguar është mesfushori Burim Qorri.
Lajmin e ka konfirmuar mesfushori i njohur, i cili po shqyrton tani mundësitë për një klub të ri.
“Prej sot nuk jam më pjes e Vëllaznimit, pasi kemi arritur marrëveshje të dyanshme me kryesinë e klubit, për çka i falënderoj shumë për korrektësinë e treguar gjatë një viti që kalova aty. Gjithashtu ju dëshiroj shumë suksese në rrugën për Superligë, trajnerit Ismet Munishi me gjithë lojtarët që janë djem fantastik”, ka thënë Qorri për Gazetën Olle.
“Për fund i falënderoj shumë dy tifozeritë e zjarrta gjakovare, Kuqezinjtë e Jakovës dhe Tifozat 1927, të cilët janë fantastik dhe na kanë përkrahur gjatë gjith kohës si në Superligë, po ashtu edhe në Ligë të Parë”, ka shtuar ai.
Lojtari më parë ka luajtur me sukses edhe tek dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës