Sulmuesi Përfaqësueses së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2022 në Kosovë gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Sot ( shtunë), FFK është duke mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit.
Pas disa fjalimeve falënderuese dhe sukseseve nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe disa figurave tjera të rëndësishme të sportit, erdhi radha e ndarjes së çmimeve, shkruan telegrafi.
Çmimi kryesor si “Futbollisti i Vitit” shkoi për sulmuesin e Dardanëve dhe Mallorcas, Vedat Muriqi.
Kjo ishte hera e dytë radhazi që ky çmim shkon për djaloshin prizrenas.
Në anën tjetër, futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës u zgjodh Armend Thaqi.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...