West Ham United i është bashkuar listës së klubeve në garën për Vedat Muriqin.
Vedat Muriqi, i cili është kthyer tani në njërin nga emrat më të përmendur në tregun evropian të transferimeve, ka tani një tjetër klub pas tij, transmeton portali arbresh.info.
West Ham United ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, i cili ka qenë duke u vëzhguar tashmë nga klubet gjigante si Manchester United, Tottenham Hotspuri, Atletico Madridi, Napoli dhe Juventus.
Por, klubi i lartpërmendur anglez do të dërgoj zyrtar për të vëzhguar Vedat Muriqin në ndeshjen e ardhshme derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahces.
25-vjeçari nga Prizreni ka shënuar tri gola brenda pesë paraqitje në Superligë të Turqisë deri tani.
Derbi mes Galatasaray dhe Fenerbahces zhvillohet mbrëmjen e së shtunës duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane