Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.
Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje ku kishte një paraqitje shumë të mirë.
Në pjesën e parë Muriqi fillimisht ë në rastin e parë qëlloi shtyllën në minutën e 14-të pas një goditje të mirë.
Shtatë minuta më vonë u ndalë nga portieri Simone Colombi, edhe pse goditja ishte e fuqishme.
Pas këtyre rasti erdhi edhe goli i Lazios, kur shënoi Marco Parolo në minutën e 23-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Parma ishte më serioz, kur rrezikoi disa herë.
Valentin Mihaila i barazoi shifrat në minutën 83-të të ndeshjes, duke shënuar për 1-1.
Por në minutën e fundit të kohës së rregullt një goditje me kokë e Vedat Muriqit u kthye në gol për 2-1.
Lazio pas kësaj fitorje kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...