Një tifoz anglez ka vdekur në Sofje para ndeshjes mbrëmjen e sotme (e hënë) në kuadër të kualifikimeve mes Anglisë dhe Bullgarisë.
Ministri i Brendshëm i Bullgarisë ka thënë se 32-vjeçari është gjetur në një “gjendje të paaftë” në qendër të qytet, transmeton portali arbresh.info.
Policia dhe ambulanca janë thirru menjëherë në vendin e ngjarjes, afër kopshtit Borisova.
Tifozi është dërguar në spital për trajtim mjekësor, por ai ka filluar të sillej “në mënyrë agresive” ndaj stafit.
Si rezultat i sjelljes së tij “kërcënuese”, ai është dërguar nga spitali në një stacion policor në qytet.
Mësohet se tifozi ka vdekur gjatë rrugës për në stacion./arbresh.info/
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...