Federata e Futbollit Kosovar (FFK), ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjyqtarit 27 vjeçar, Rilind Berisha.
FFK-ja u ka shprehur ngushëllime familjes Berisha për humbjen e tij, duke e cilësuar si humbje të madhe për futbollin kosovar.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rilind Berisha, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ikja e hershme nga kjo botë e një personaliteti të përkushtuar ndaj futbollit, siç ishte Rilindi, ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari”, thuhet në telegram ngushëllimin.
Tutje, në telegram ngushëllimi thuhet se Rilindi ishte një futbollist i përkushtuar, por edhe një gjyqtar premtues, i cili dha kontribut të çmuar në ndarjen e drejtësisë në Ligën e Dytë.
“Me disiplinën, pasionin dhe ndershmërinë e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe do të kujtohet gjithmonë si një djalosh shembullor. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush që ta përballoni këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjen por edhe për komunitetin e futbollit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegram ngushëllim./Arbresh.info/
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës