Sot në moshën 82 – vjeçare u nda nga jeta legjenda e sportit të skijimit, Refik Jahja. I ndjeri Jahja ka lindur në Lisec të Tetovës më 10 tetor 1937. Pjesën më të madhe të jetës së tij a e ka kaluar në Kodër të Diellit, ku ka punuar deri në vitin 1993.
Tërë jetën ia ka kushtuar skijimit, ishte kampion i shumëfishtë i Maqedonisë, në kategorinë e pionierëve nga viti 1946-1951, kampion i të rinjve nga viti 1951-1955 dhe kampion i seniorëve nga viti 1955-1966.

Në Kampionatin e ish-Jugosllavisë në Jahorinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë, 1954, fitoi vendin e parë në sllallom për të rinjtë, kurse në Kranjska Gora të Sllovenisë, në vitin 1955 fitoi vendin e tretë, nga viti 1955-1966, ka qenë kampion në kategorinë e seniorëve në ish Jugosllavi ku ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së atij shteti.
I ndjeri Refik Jahja u varros në varrezat e Tetovës me nderime fetare dhe kombëtare.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...