Leverkuseni ka vazhduar formën e mirë duke shënuar fitore edhe këtë javë në Bundesligë.
‘Aspirinat’ mposhtëm Ëolfsburgun me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info.
Kjo ishte fitorja e gjashtë me radhë në Bundesligë, ku po prijnë bindshëm me 67 pikë. 10 më shumë se Bayerni.
Teksa pas 25 xhirove, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso nuk njeh humbje, ku ka 21 fitore e katër barazime.
Kurse gjatë tërë sezonit ka luajtur 36 ndeshje dhe nuk njeh humbje ende këtë sezon.
Leverkuseni tani mban rekordin si skuadra me më shumti ndeshje pa humbje në Gjermani.
Ndeshjen e radhës Leverkuseni e luan të enjten ndaj Qarabagut në kuadër të Europa League.
Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar 2-2 dhe çerekfinalisti do të vendoset këtë të enjte./Arbresh.info/
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...