Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1

23:09 | 25 Janar 2026
D.H

Talenti brazilian Endrick, i huazuar te Lyoni nga Real Madridi, vazhdon të tregojë pse konsiderohet si një nga sulmuesit e rinj më premtues në botë.

Ai shkëlqeu me një paraqitje fantastike ndaj Metz, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren e thellë 5-2 të Lyonit.

Ky ishte hattricku i parë i Endrickut me fanellën e Lyonit, ku sulmuesi i ri po lë përshtypje shumë të mira që nga ardhja e tij në Ligue 1.

Goli i parë u shënua në minutën e 10-të, kur Corentin Tolisso depërtoi nga krahu i djathtë dhe asistoi saktë në zonë, ndërsa Endrick, i pozicionuar mirë, tregoi qetësi maksimale duke mposhtur portierin për rezultatin 1-0.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 45-të, braziliani u gjend sërish përballë portierit dhe me shumë gjakftohtësi realizoi golin e dytë personal, duke e çuar rezultatin në 4-1.

Endrick e kompletoi hattrickun nga pika e bardhë, duke shënuar penalltinë për rezultatin përfundimtar 5-2.

Me këtë paraqitje, ai nxori në pah lëvizjen e shkëlqyer, mendimin e shpejtë dhe talentin e tij natyral, duke konfirmuar ndikimin e menjëhershëm që po ka te Lyoni dhe në kampionatin francez.

Shpërndaje në rrjete sociale